A ekziston rrezik që Rusia të tenton ta ndalon Maqedoninë të hyjë në NATO.Kjo pyetje është aktuale pas deklaratës së ekspertit të Ballkanit, Daniel Server, se është e nevojshme që të përgaditet për më të keqen.
Derisa ekspertët Amerikan, si Daniel Server, vlerësojnë se Rusia do të provon ta pengon Maqedoninë që të hyjë në NATO me trysni mbi Greqinë, finansim të analistëve anti-NATO, protestues të paguar, propagandaë intensive, provokime të armatosura dhe deri tek atentatet dhe grushteti, ekspertët vendor presin që Moska të vërteton paknaqësinë për zgjerim, por jo edhe të ndërmerrë çfarëdo qofshin aktivitetet të cilat do ta dëmtonin Maqedoninë.Por, një pjesë e tyre thonë se për arsye të agjendës dhe orientimit të Maqedonisë priten tentime për rritjen e ndikimit rus në shoqëri.
“Maqedonia jo që vetëm është pjesë e kësaj strategjie imperiale intensive të administrates së Putinit, është e theksuar për shkak të pozicionit të rendësishëm gjeostrategjik.Kurse tani në aspekt politik, shoqëria maqedonase e cila është e vendosur dhe e përkushtuar për antarësimin në BE dhe NATO, është e pritur që do të ballafaqohet me tentime për inflirtim, e cila më e thjeshtë dhe më efikase në realizim e që është ajo shpirtërorja, pra ortodoksia” thotë profesori Lupço Ristovski nga instituti Integra.
Blagoja Markovski nga Forumi Ballkanik për Siguri thotë se nuk prêt që Rusija të ndërmerrë aktivitete të cilat do të kishin pasoja negative mbi Maqedoninë.
“Shikuar historikisht dhe në aspekt të marrëdhënieve ndërkombëtare, tani nuk shikoj arsye, dhe tentim serioz të Rusisë që me secilin çmim ta parandalon Maqedoninë që të bëhet anëtare e NATO-s.Qëndrimet e tyre nga shërbimet kompetente të Rusisë janë që është mire që Maqedonia të qendrojë neutral, por absolutisht jam i bindur se nuk do të ndërmerrë masa dhe aktivitete të cilat do ta dëmtonin Maqedoninë” theksoi Markovski./REL
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...
E goditi në vithe, Xheneta njëherë i qesh, më pas i reagon a...
Harrisi pranon humbjen, zotohet të luftojë për premtimet në ...
Aksident pranë Kasharit, dy të lënduar
Pas dy humbjeve radhazi, Bayerni rikthehet tek fitorja në Li...