I dërguar i posaçëm amerikan James Rubin nga Shkup theksoi se dezinformatat që burojnë nga Rusia paraqesin kërcënimin kryesor për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.
“Ambienti këtu është seriozisht i helmuar”, u shpreh zoti Rubin gjatë një takimi me gazetarë.
Zyrtari amerikan arriti në Shkup nga Podgorica për të studiuar gjendjen me dezinformatat që kanë të bëjnë me propagandën ruse dhe për t’iu ofruar autoriteteve qeveritare bashkëpunimin amerikan dhe bashkërenditje rreth shmangies së kësaj dukurie në rritje.
Ai u tha gazetarëve në Shkup se burim kryesor i kërcënimeve për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin paraqesin dezinformatat që vijnë nga Rusia.
Ai vlerëson se rajoni është në një ndikim të fuqishëm të manipulimeve dhe gënjeshtrave që përhapen nga struktura të lidhura me Rusinë dhe Kinën.
“Do të thoja se gjendja është seriozisht e helmuar, në radhë të parë nga dezinformatat ruse. Presidenti Putin mendoi se do të mund ta pushtonte Ukrainën, ta merrte nën kontroll qeverinë e saj dhe ta ndajë Evropën, por dështoi në këto aspekte. Kjo nuk do të thotë se Rusia nuk po vazhdon përpjekjet për përphapjen e helmit të dezinformatave dhe ndarjes, një gjë që është synimi i saj”, u shpreh zoti Rubin.
Ai vlerëson se Serbia është një “bazë” kryesore prej nga nisen dezinformatat dhe manipulimet lidhur me rajonin, sepse, siç tha, media ruse të mbështetura nga Kremlini ende veprojnë në Serbi.
“Ky lloj ndikimi ka efekte edhe ndaj dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha zyrtari amerikan.
James Rubin, i cili është njohës i rajonit të Ballkanit, theksoi se ishte në djeni të tensioneve edhe në mes Shkupit dhe Sofjes, të cilat mund të jenë pengesë e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi më tej se është i sigurt që ka njerëz në në rajon dhe në Kremlin, të cilët nuk duan të shohin që Maqedonia e Veriut të bëjë përparim drejt institucioneve europiane.
“Jam i sigurt se ata janë dikund rrotull duke menduar se si të bëjnë probleme. Atë që mund të them është se shpresoj se qeveria (e Maqedonisë së Veriut) të punojë me ne dhe të zhvillojmë një qasje të përgjithshme të shoqërisë për të zbuluar burimet e dezinformatave”, tha ai.
Zoti Rubin tha se nevojiten zgjidhje të reja për dezinformatat dhe se kjo duhet bërë përmres bashkëpunimit të shteteve të cilat duan të shmangin këto dukuri.
Analistët në Shkup thonë se dezinformatat përhapen shpejtë, sidomos përmes rrjeteve sociale, portaleve të paregjisrtuara; se shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe minojnë besueshmërinë tek institucionet.
Sipas Institutit për Studime të Komunikimit në Shkup, dezinformatat dalin nga grupe të zbulimit dhe kundërzbulimit, nga parti politike, kompani, etj. para së gjithash me qëllim të arritjes së synimeve të tyre politike dhe ekonomike./voa
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...