Pas reshjeve të borës, sot Shkupi më në fund pak diell.
Kjo bëri që bora vende-vende të fillojë të shkrihet, e megjithatë vendet me akull ende përbëjnë vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.
Nga e diela, ditën kur filloi bora e deri më sot, në Spitalin e qytetit në Shkup janë paraqitur rreth 50 pacientë me lëndime dhe fraktura nga rëshqitja, njofton Tv21.
“Prej kur ka nisur të bie borë, nga e diela në mbrëmje, në ambulancën tonë urgjente janë paraqitur një numër i shtuar i pacientëve me lëndime të ndryshme. Deri në këto momente, numri i atyre qe janë paraqitur në ambulancë është 50 pacientë. Kryesisht janë me kontuzione të gjymtyrëve. Nga ky numër 4 janë më fraktura. Vlen të përmendet se 2 pacientë janë shtruar në spitalin tonë për trajtim të mëtutjeshëm. Sot ka pasur rreth 6 pacientë, të cilet kanë qenë kryesisht me kontuzione, janë trajtuar dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak”, tha Burim Elezi, mjek – Spitali i qytetit Shkup.
Reshje të borës pritet të ketë edhe në ditët në vijim, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
“Moti nesër në Maqedoni, në orët e hershme të mëngjesit, do të jetë kryesisht me vranësira, veçanërisht në pjesën perëndimore ku ende do të ketë reshje të dobëta të dëborës, ndërsa gjatë ditës, në vendet më të larta, do të fryje erë në drejtim të veriut, ndërsa reshjet e borës do të ndalojnë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga -10 deri në -5 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës, temperatura minimale do të jetë -4, kurse maksimalja 1 gradë celcius. Në rajonin e Shkupit, në orët e mëngjesit do të ketë reshje të dobëta të borës, ndërsa gjatë ditës reshjet do të ndalojnë dhe pjesërisht do të ketë diell”, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...