Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq përjetoi siklet të madh sonte në rrugëtimin e tij drejt Sllovenisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, kjo pasi që rrufeja goditi aeroplanin e tij ndërsa ai ishte sipër Lubjanës.
Siç thuhet tutje, sulmi i rrufesë shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.
Pas kësaj, Daçiq ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.
“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi sot Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.
Mediat serbe kujtojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar siklet.
Në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin Daçiq ishte gjithashtu ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë. /telegrafi/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...