Google ADS

Rrufeja dogji një shtëpi në fshatin Llojan

22:53 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Qytetarët e vendit tonë, veç pandemisë COVID-19, këtyre muajve janë ballafaquar edhe me zjarrvënie të shumta, disa nga to madje të qëllimshme.

E, si pasojë e motit të ligë, ku pati në disa vende edhe shi e breshër, një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Llojan e cila gjendet në pjesën veriore të të Maqedonisë.

Thuhet se e njëjta u dogj pasi e goditi rrufeja, derisa ka edhe dëme materiale.

Banorët e fshatit Llojan me vrap arritën para zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, por për fat të keq nuk kishin mundësi ta fikin zjarrin, si pasojë e kësaj rryma ishte e ndalur në tërë fshatin ndërsa banorët furnizohet me ujë nga puset( Bunarët).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme