Bashkia e Durrësit ka nisur më në fund kontrollin e kushteve të sigurisë në plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Top Channel tre ditë më parë vërtetoi se në plazhe mungojnë rojet bregdetare dhe ndihma e shpejtë. Ndersa nje turist sllovak humbi jeten ne det. Por punonjësit e bashkisë u lanë subjekteve private një afat tre ditor për të plotësuar këtë detyrim ligjor.
“Me urdhër të kryetarit të bashkisë kemi dalë në të gjithë territorin, kemi marrë kontakte me bizneset që kanë marrë përsipër të ndërtojnë këto kulla të vendosin personat për të kryer funksionin e sigurisë dhe ne do ti monitorojmë nga dita në ditë deri sa të arrijmë rezultatin që kërkojmë”, thotë Abdyl Koka, bashkia Durrës.
Një tjetër problem është mungesa e sinjalistikës për hapësirën e lejuar për not.
“Do të merremi, në bashkëpunim dhe me organet e tjera që i disponojnë këto mjete, që të arrijmë të kompletojmë edhe këtë pjesë që na mungon”, thotë Koka.
Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako paralajmëron edhe një herë heqjen e licencës për privatët që nuk do të plotësojnë kushtet e sigurisë edhe pas këtij kontrolli të parë.
“Për ne është e rëndësishme që jo gjoba por të pezullojmë aktivitetin dhe të marrim masa drastike ose të kemi plazhe të sigurta”, tha Dako.
Në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit ushtrojnë aktivitetin rreth 300 subjekte private.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...