Republika Popullore e Kinës është tregtuesi më i madh në botë. Viteve të fundit nëpër gjithësi bota e ka rritur shkëmbimin tregtar me Kinën. Po njëjtë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. 20 vitet e fundit shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut është rritur përreth 4-5 mijë%.
Republika Popullore e Kinës, si partner i Maqedonisë së Veriut nga vendi i shtatë kaloi në vendin e katërt tregojnë statistikat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikës datojnë që nga pavarësia e shtetit. Që atëherë e deri më sot kemi një rritje të vazhdueshme të tregtisë. Për shembull, në vitin 1990, importet do të ishin vetëm 21 milion dollarë, të cilat në 8 vitet e ardhshme kanë vazhduar të kenë ulje.
Por nga viti 1999 e deri në vitin 2008 të kemi rritje të importit nga Kina që arriti në 316 milion dollarë. Në vitin 2019, importi i produkteve nga Kina në Republikën e Maqedonisë Veriore është 545 milion dollarë. Ndërsa në vitin 2020, importi nga Kina ishte 522 milionë euro.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit