Eksporti i Maqedonisë në Rusi është shpeshtuar. Të dhënat më të reja të shkëmbimit tregtar me këtë shtet tregojnë rritje të interesimit për prodhimet e Maqedonisë.
Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp të Odës ekonomike maqedono-ruse (OEMR), ku u publikuan të dhënat e këtij shkëmbimi tregtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vitin 2016, ky shkëmbim arriti në 48.9 milionë euro, që paraqet një rritje prej 39.5%, krahasuar me vitin 2015. Deficiti tregtar është ulur nga 153 milionë euro në 142.9 milionë euro.
Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në vitin 2016 ishte 191 milionë euro, ose 15% më shumë se viti 2015. Pritshmëritë janë se këtë vit shkëmbimi tregtar do të rritet ende më shumë.
Sipas drejtorit të OEMR-së, Dejan Bashilev, në tregun e Rusisë më së shumti eksportohet verë, pemë dhe perime, prodhime farmaceutike dhe maqinerike nga Maqedonia. Pritet që në Rusi të eksportohen edhe prodhime bylmeti dhe prodhime nga industria kimike.
LDK nesër mban konferencë për media
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënes...
Katastrofa në Los Angeles/ Kompania Warner Bros. do të dhuro...
Kurti: 25 ditë deri te 9 shkurti, do të punojmë 25 orë në di...
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: ...
Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit të nisur nga Parisi