“Presidenti Ivanov duhet ta rishikojë vendimin dhe të vendos në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë, në interes të qytetarëve dhe stabilitetit dhe sigurisë së shtetit.
Ai duhet që me ingerencat e tij kushtetuese të kontribuojë në qetësimin e tensioneve politike dhe jo të bëhet nxitës mes dhunës ndërqytetare. Kjo është as heroizëm, as patriotizëm”, janë disa nga mesazhet që ditëve të fundit kanë arritur në adresë të presidentit Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ai kërkohet që ta ndajë mandatin dhe të mos shkaktojë shqetësime dhe ndarje tek qytetarët, që realisht do të çonin në krizë qytetare dhe ndëretnike. Evropa dhe SHBA-të kërkojnë nga Ivanov që të rishikojë vendimin për ndarjen e mandatint për formim të qeverisë së re. Mesazhe të njëjta kanë përçuar edhe Brukseli, Berlini, Londra, NATO, KE, OSBE, Departamenti i Shtetit dhe organizata tjera brenda Maqedonisë.
Sipas disa analistëve e vetmja që ka dalur në mbrojte të vendimit të Ivanovit është Rusia. Ndërsa ditëve të fundit kanë reaguar edhe politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj vendimit të Ivanovit, me mesazhe të ndryshme.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...