Mjeku i Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik thotë se numri i të sëmurëve nga gripi është rritur dhe se vetëm javën e kaluar janë regjistruar më shumë se 1.000 persona të prekur nga gripi.
Në ISHP kanë arritur 40 materiale për testim ndërsa 20 prej tyre kanë qenë pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Mikiq, në shtet ka tre lloje të virusit, lloji B, AN1 dhe AN3 dhe të njëjtat lloje po qarkullojnë nëpër Evropë.
“Prej 14 pacientëve që janë hospitalizuar është marrë material, ndërsa gjysma prej tyre janë pozitiv në grp. Kjo do të thotë se gjysma kanë qenë të hospitalizuar për shkak të ftohjes. Ende po i përpunojmë të dhënat për pacientët kritikë”, tha mjeku i ISHP, Mikiq.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor