Google ADS

Rritet numri i të prekurve nga gripi, mbi dy mijë raste për një javë në Maqedoni

16:17 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjatë javës së kaluar (prej 29 janar deri 4 shkurt) në Maqedoni janë regjistruar 2001 raste të personave me grip, që është rritje për 84 për qind në krahasim me javën paraprake, kur u regjistruan 1085 të sëmurë nga gripi.

Në krahasim me sezonin e kaluar kur u regjistruan 563 raste, ekziston rritje prej 3.6 herë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i të paraqiturve me grip janë të moshës 15 deri 64 vjeçare (1239 raste), ndërsa të tjerët janë fëmijë prej moshës 5 deri 14 vjeçare.

Gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga rajoni i Gostivarit (333 raste).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme