Google ADS

Rritet numri i të lënduarëve, deri tani 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

01:49 | 28 Prill 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

Sipas kumtesës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme