Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të të infektuarve me zgjebe.
Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa shtojnë se pavarësisht përqendrimit në këto dy vende, nuk ka vend për panik për sa i përket shfaqjes së epidemisë.
“Gjatë periudhës nga fillimi i këtij viti deri në fund të marsit kemi 70 raste të infeksionit me zgjebe siç i themi ne, apo scabies, dhe vetëm në muajin mars është pothuajse gjysma e numrit të rasteve me infeksion, të cilët janë të fokusuara në Shkup dhe në Kumanovë”.
or, mjeku dermatolog, Dejan Filipoviq , nga Klinika Universitare e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk paraqiten te mjeku duke menduar se bëhet fjalë për alergji dhe kështu rastet e këtilla mbeten të paregjistruara.
“Për çdo ditë na paraqiten një ose dy pacientë që vuajnë nga infeksioni i zgjebes. Por, ky numër gjithsesi është më i lartë për faktin se pjesa më e madhe e popullsisë në vend mendon se kjo sëmundje është çrrënjosur dhe se nuk mund të jenë të infektuar porse bëhet fjalë për alergji, e cila shkakton tek ata kruajtjen lëkurës”, thotë Filipoviq.
Zgjeba është sëmundje ngjitëse parazitare, mjekimi i së cilës në Maqedoninë e Veriut është i detyrueshëm dhe falas për çdo pacient.
Dermatologu Filipoviq thotë se i gjithë problemi qëndron në faktin se shenjat e kësaj sëmundjeje shfaqen të paktën pas shtatë ditëve të futjes së parazitit në lëkurë, periudhë kjo që në disa raste mund të zgjasë deri në 1 muaj dhe në këtë mënyrë personat e infektuar pa e ditur (pa vetëdije) mund t’i infektojnë edhe personat e tjerë.
Një nga ta është Marko. Ai nuk e di se ku është infektuar me zgjebe.
“Pas një periudhe të gjatë mundimi, pasi të kruarat u bënë të padurueshme në tërë trupin, mjeku i lëkurës më diagnostikoi me zgjebe. Më e keqja është se unë nuk e di se ku jam infektuar me këtë sëmundje për të cilën sinqerisht mendoja se i takonte së shkuarës”, thotë Marko.
Filipoviq thotë se një pjesë e qytetarëve nuk paraqiten te mjeku, por kokë më vete marrin ilaçe kundër këtij infeksioni pasi në mesin e qytetarëve është krijuar perceptimi se indikator i zgjebes janë vetëm kushtet e këqija higjienike.
“Secili mund të sëmuret nga zgjebja. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se personat e caktuar mbajnë ose jo higjienë të mjaftueshme. Kuptohet se është e rëndësishme higjiena. Por, larja e detajuar e trupi dhe rrobave është e kotë nëse pa e ditur keni kontakt me një person që ka zgjebe, dhe ju me të keni pasur kontakt të drejtpërdrejtë për një kohë më të gjatë. Ne kemi pasur rast që një pacient është infektuar në aeroplan pasi ka pasur një destinacion më të gjatë, pasi paraziti gjatë kontakteve më të gjata mund të përçohet edhe përmes rrobave”, shpjegon Filipoviq.
Krahas paraqitjes së zgjebes, në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik theksohet në muajin mars janë raportuar dhe 911 raste të personave të infektuar me linë e dhenve dhe 188 raste me enterokolit./REL/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...