Numri i rasteve aktive po rritet çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i tyre në vend ka arritur në 18.498, nga të cilët më shumë se gjysma – 9714 janë në Shkup. Po rritet edhe numri i riinfektimeve.
Nga 6353 teste të kryera janë regjistruar 2051 raste të reja me kovid-19, nga të cilat 276 janë riinfeksion, shtatë kanë vdekur dhe 747 janë shëruar.
Drejtori i Institutit të Imunologjisë, dr. Aleksandar Petliçkovski mbrëmë si mysafir në një program televiziv tha se jemi rreth kulmit të llojit omikron, duke pasur parasysh se në vendet fqinje dhe në Evropën Perëndimore, kjo valë e fundit e infektimit me koronë është përhapur shumë shpejt dhe u qetësua shumë më shpejt. Ai theksoi se nuk pret që korona të jetë një problem serioz për njerëzimin në muajt dhe vitet e ardhshme. Rekomandohet të mbahen maska N95.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 249.704, numri i të shëruarve është 223.053, ndërsa numri i të vdekurve është 8.153.
Për shkak të situatës me Kovid-19, Gjermania e ka rikthyer Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik, ndërsa ka protokolle të reja kovid edhe për hyrje në Finlandë dhe Hong Kong.
Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, qytetarët e Maqedonisë me hyrjen në Gjermani duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të kenë certifikatë për vaksinim ose për kalim të Kovidit ose test PCR negativ. Për ata që nuk janë infektuar me kovid dhe nuk janë vaksinuar, vijon karantinë 10-ditore dhe mund të lirohen jo më herët se dita e pestë me testim për kovid 19. Fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë përjashtohen nga kjo masë, të cilëve karantina u ndërpritet pas pesë ditësh.
Me protokolle të reja kovid është edhe Republika e Finlandës. Të gjithë personat përfshirë edhe shtetasit tane, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër kovid 19 për arsye mjekësore, mund të hyjnë në Finlandë nëse kanë një certifikatë mjekësore që tregon këtë, së bashku me një certifikatë për test negativ, jo më e vjetër se 48 orë. Të gjithë të tjerëve (përveç atyre me vendbanim të rregulluar) që mbërrijnë në Finlandë u kërkohet ende të japin prova të vaksinimit të plotë ose shërimit nga kovid 19 (për gjashtë muajt e fundit) së bashku me një test negativ kovid (jo më i vjetër se 48 orë)./telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...