Google ADS

Rritet numri i personave që shfrytëzojnë transport publik

11:15 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Numri i personave që kanë shfrytëzuar transportin publik gjatë tremujorit të dytë të vitit është rritur për 9,9 për qind në krahasim me periudhë e njëjtë të vitit 2016, ku numri i udhëtarëve në transportin e qytetit është rritur për 7,7 për qind, transportin ndërmjet qyteteve 13,2 për qind dhe ai ndërkombëtar për 17,5 për qind

 Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika, në krahasim me tremujorin e parë të vitit, numri i përgjithshëm i udhëtarëëe është rritur për 6,1 për qind.

Sa i përket krahasimit me tremujorin e parë të vitit, në tremujorin e dytë të këtij viti, transportin e qytetit e kanë shfrytëzuar 2 për qind më shumë persona, transportin ndërmjet qyteteve 22,8 për qind më shumë ndërsa atë ndërkombëtar 11,2 për qind më shumë. Numri i përgjithshëm i kilometrave të kaluar është për 13,5 për qind më i madh në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme