Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2019 ka pasur 13.814 kurorëzime, që është për 2.4% më shumë me viti 2018, ndërsa numri i ndarjeve është rritur 22.8%, përkatësisht ka pasur 1.990 ndarje.
Më së shumti kurorëzime 1.747 apo 12.6% ka pasur gjatë muajit gusht, ndërsa më pak gjatë muajit shkurt, përkatësisht 809 kurorëzime, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2019 numri i kurorëzimeve 4.563 apo 33% ka qenë te gratë të moshës 25-29 vjet. Sipas moshës, edhe burrat numrin më të madh të kurorëzimeve, përkatësisht 5.159, apo 37.3%, janë të të njëjtës grup prej 25 deri 29 vjet.
Mosha mesatare e martesës së parë për nusen është 26.9 vjet dhe 29.7 për burrin.
Numri i ndarjeve gjatë vitit 2019 shënon rritje prej 22.8% në krahasim me vitin 2018 dhe ka 1.990 ndarje. Gjatë vitit 2019, më pak ndarje apo 4. ka pasur muaji gusht dhe më së shumti, apo 244 ndarja muaji nëntor.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, gjegjësisht 430 apo 21,6 për qind kanë ndodhur prej pesë deri në nëntë vjet pas kurorëzimit.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...