Afati i parë i regjistrimit tregoi se interesimi është rritur për shkollat e mesme, megjithatë, gjimnazet mbeten në vendin e parë. Nga 500 paraqitje në gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ në Shkup, kushtet i kanë plotësuar 321 nxënës, dhe 220 vende mbeten të lira.
Xhevdet Shabai, profesor i shkollës së mesme profesionale ‘Vllado Tastevski’ thotë nxënësit që në afatin e parë nuk do të arrijnë të regjistrohen në gjimnaze, të përqendrohen te shkollat e mesme profesionale.
Sipas Xhevdet Shabanit në afatin e parë të regjistrimit është e vështirë të binden prindërit që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat e mesme profesionale. “E dimë se ka interes të madh për gjimnazin ‘Zef Lush Marku’, por ata që nuk do të kalojnë, do të regjistrohen te shkollat profesionale dhe besoj se nuk do të gabojnë”, thotë Xhevdet Shabani, profesor në shkollën e mesme profesionale ‘Vllado Tastevski’, përcjell telegrafi maqedoni.
Në shkollën e mesme profesionale ‘8 shtatori’ ka edhe 110 vende të lira në afatin e dytë dhe të tretë.
“Nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar, ne jemi të kënaqur. Nuk është arritur maksimumi, por në krahasim me vitin e kaluar jemi më mirë. Shpresoj se në afatin e dytë të regjistrimit do të ketë interes më të madh”, thotë zëvendësdrejtori i shkollës së mesme profesionale ‘8 shtatori’, Vullnet Iseni.
Në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” janë pranuar 213 nxënës dhe 59 vende të tjera mbeten të lira. Rezultatet përfundimtare nga afati i parë regjistrues do të publikohen gjatë ditës së nesërme. Nga 35.690 vende në shkollat e mesme 24.581 janë në gjuhën maqedonase, dhe 10.123 janë në gjuhën shqipe.
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...