Rriten rrogat për ushtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë

12:53 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes njoftoi se Ushtria e Republikës së Maqedonisë (URM) do të pranojë 375 ushtarë të rinj profesionistë.

Gjithashtu, nga janari janë rritur për 10% rrogat për tërë personelin e URM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për pranimin e ushtarëve të rinj do të ketë tre afate. I pari është në shkurt, i dyti do të jetë gjatë verës, kurse afati i tretë do të jetë në fund të këtij viti.

Me rritjen e kuadrit pritet që të rritet cilësia e gatishmërisë luftarake e URM-së./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme