Eksportet shqiptare të industrisë agro-përpunuese u rritën me rreth 25-30% në tre muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shtrirja gjeografike është zgjeruar në vendet e BE-së, Skandinavisë, Lindja e Mesme e deri në Afrikën e Veriut.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halilaj , tha në një intervistë për ATSH-në, se impakti i mbështetjes financiare adresuar sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit, do të nxisë trendin e rritjes së eksporteve “made in Albania” në tregjet e huaja.
“Shtrirja në eksporte e agroindustrisë është shumë e gjerë nga vendet e Bashkimit Europian, që janë edhe tregjet më të kërkuara pasi kanë edhe çmimet më të larta. Eksportet “made in Albania”, shkojnë edhe drejt Rusisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, deklaroi Halili.
Kampion në këto eksporte janë produktet e peshkut. Sardelet, açuget që prodhohen në Shqipëri i shërbejnë një tregu të mirë të BE-së, si në Gjermani, vendeve skandinave etj. Ndërsa eksportet nga kjo industri vijojnë edhe për produktet e perimeve të përpunuara etj.
Me rritjen e aktivitetit të përpunimit dhe konservimit të peshkut dhe kërkesës në rritje të tregjeve të huaja për këto prodhime “made in Albania”, institucionet e linjës po punojnë për rritjen e kuotave të eksportit të peshkut të përpunuar dhe sidomos të specieve të vogla pelagjike, veçanërisht açugeve dhe sardeleve, drejt vendeve të BE-së, për të krijuar kështu hapësira më të mëdha eksporti dhe frymëmarrje më të madhe për këtë sektor.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën