Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,90% në raport me vendimin e datës 11.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 rriten për 1,00
denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,064 den/kg dhe do të jetë 51,599 den/kg.
Nga data 19.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 82,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,599 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,873 %, te nafta për 2,983 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,270 % dhe te mazuti ulje për 0,937 % .
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...