Shoferët e shumtë në Serbi kanë bllokuar rrugët në shenjë protestë për rritjen e çmimit të derivateve.
Rrugët në Beograd kanë qenë të bllokuara nga veturat e shumta, gjë që ka shkaktuar edhe kolona të gjata, transmeton Indeksonline.
Rruga u bllokua në ora 07:30, më pas u zhbllokua duke pasur sërish me bllokim të saj. Pas bllokadës 20 minutëshe, rrugët janë liruar sërish në të dy drejtimet dhe linjat e transportit publik janë duke punuar normalisht.
Në këtë bllokim është nevojitur edhe reagimi i policisë, të cilët kanë tërhequr disa vetura që bllokuan autostradën drejt aeroportit në Qendrën Sava, duke shkaktuar kolona jotransparente të gjata disa kilometra.
Sipas medieve serbe bllokada tashmë ka përfunduar dhe rrugët janë të lira për qarkullim.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë