Një djalë 21 vjeçar nga Shkupi është duke luftuar për jetë pasi dje në orën 17:20 ishte sulmuar fizikisht nga tre meshkuj të panjohur në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”.
Siç informon MPB-ja, djaloshi është sulmuar nga ana e tre meshkujve të panjohur të cilët kishin dalë nga vetura “Mercedes” dhe është sulmuar fizikisht N.S.(21) nga Shkupi, njofton Medial.mk.
Pas sulmit fizik personat me veturën e u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa N.S. me automjetin e ndihmës urgjente është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”.
Pas masave të ndërmarra, dy persona janë dërguar në Stacionin Policor të Kisella Vodës nën dyshimin se janë autorë të mundshëm të veprës penale.
MPB po punon në zbardhjen e tërësishme të rastit.
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi