Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Greqi, ku një avion është rrëzuar në fshatin Haria, në Ilia të Peloponezit.
Avioni është ngritur nga klubi ajror Messolongji dhe është rrëzuar vetëm pak minuta më pas, rreth orës 11:00.
Mjeti fluturues u përfshi nga flakët duke lënë të vdekur pilotin dhe një banorë të zonës.Sipas informacioneve të dhëna nga mediat e huaja, avioni u rrëzua pranë një shtëpie, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat e ndihmës se shpejte dhe forcat zjarrfikëse.
Zjarrfikësit dhe banorët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren