Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Jens Stoltenberg, për incidentin e dronit sovjetik që u rrëzua në Zagreb.
“Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë dhe të punojmë së bashku për të vërtetuar faktet”, ka shkruar Stoltenberg.
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë, u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten.
Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve “Stjepan Radiq”, në pjesën jugore të Zagrebit dhe nuk u raportua për të lënduar.
Qeveria kroate e ka pyetur atë ukrainase nëse droni ishte i tyre, por kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu, edhe ambasadorja ruse në Kroaci ka thënë se droni s’i përkiste as Rusisë./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut