Derisa partitë në pushtet, LSDM e BDI dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë kanë sqaruara pozicionet e tyre lidhur me rrethin e dytë zgjedhor, përkatësisht se kë do të mbështesin në balotazhin më 31 tetor, opozita shqiptare vazhdon konsultimet. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë për Alsat se bisedimet me Alternativën dhe Lëvizjen BESA po vazhdojnë në atmosferë pozitive dhe se shumë shpejt do të dalin më qëndrimin final. Këto partitë pritet të vendosin lidhur me mbështetjen në Tetovën dhe Zhelinë ku në garë janë kandidatët e Lëvizjes BESA kundër atyre të BDI-së dhe në komunat tjera ku në garë janë kandidatët e Aleancës dhe Alternativës me kandidatët e BDI-së. Ndërkohë, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në fushatat e tyre kanë ashpërsuar retoriken në takimet me elektoratin. Kreu i socialdemokratëve, Zoran Zaev, në fjalimin e mbrëmshëm në Shkup, ka kërkuar nga partnerët e tij të koalicionit dhe nga qytetarët që ti bashkohen LSDM-së. Ai ka thënë se nëse pushteti e humbi Shkupin, atëherë VMRO-DPMNE mund të kthej vendin në vitit 2001.
Me një hap jemi lartë në mal dhe do të vendosim edhe një flamur fitues të lirisë, përparimit dhe integrimeve. Por edhe me një hap, mund të jemi pas në vitin 2016, e kush mund ta di, ndoshta edhe në vitin 2001, në rreziqe, pasiguri, krizë, izolim – tha Zoran Zaev, LSDM.
Por, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka deklaruar, se Zoran Zaev, dëshiron të fus qytetarët në paranoja e ti frikësoj me të kaluarën. Ai akuzoi Zaevin se bashkë me udhëheqësit e BDI-së po izolojnë qytetarët.
Nuk e shoh si dhe kush e motivon të japë deklarata të këtilla të gabuara, me të cilat jo vetëm që e nënçmon popullin, por krijon përçarje shtesë, e jo vetëm ai por edhe Artan Grubi dhe Ali Ahmeti. Këta që thoshin se do të sjellin, jetë dhe një shoqëri për të gjithë, bëjnë gjithçka që të mos kemi sot një shoqëri për të gjithë, por përkundrazi të jemi sa më të përçarë që të mundemi, të hidhëruar, të varfëruar, të vjedhur, të pamotivuar dhe njerëzit ta humbin besimin tek sistemi – deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ditë më parë njoftoi, se në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, do të mbështesë të gjithë kandidatët e ASH-AAA-së kudo që ato garojnë kundër kandidatëve të LSDM-së dhe BDI-së. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se do të mbështesë kandidatët e BDI-së, nga të cilët pret mbështetje atje ku LSDM është në rreth të dytë me VMRO-DPMNE-në./alsat.mk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...