Rreth 40 mijë makina të paregjistruara dhe të pasiguruara në Maqedoni

13:02 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Rreth 40 mijë automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara, sipas kompanive të sigurimit, në mënyrë aktive janë të përfshira në komunikacionin e rrugëve dhe paraqesin kërcënim për lëvizjen e sigurt në komunikacion, informojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr).

Prej atje thonë se siguria në komunikacion në masë të madhe varet nga rregullshmëria e veturës, por se edhe krahas kësaj një grup i caktuar i shoferëve i shfrytëzojnë automjetet duke shmangur ose “harruar” kontrollet e detyrueshme teknike të automjeteve, servisin e rregullt dhe sigurimin e rregullt të detyrueshëm dhe regjistrimin e automjetit.

“Raporti i tillë drejtë automjetit dhe në përgjithësi drejtë sigurisë në komunikacion është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Motivet e sakta për mënyrën e tillë të sjelljes zbulohen vështirë, por është e sigurt se bëhet fjalë për udhëtarë pa përgjegjësi të cilët e nënvlerësojnë rrezikun nga fatkeqësitë eventuale dhe të cilët i nënçmojnë pasojat nga fatkeqësitë. Shoferët e tillë, edhe krahas asaj që e vërejnë se ka parregullsi të caktuara ose sistem i caktuar i automjetit nuk funksionon, megjithatë vendosin që të përfshihen në komunikacion dhe ta rrezikojnë sigurinë në komunikacion”, thonë nga KRSKRr.

Ata shtojnë se vozitja e automjeteve të parregullta dhe të paregjistruara është e rrezikshme, me rrezik dhe pa dobi nëse kemi parasysh faktin se sa të mëdha janë sanksionet për pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar dhe cilat janë pasojat dhe humbjet nëse merret pjesë në fatkeqësi komunikacioni me automjet që nuk është në rregull, i paregjistruar dhe i pasiguruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme