Rreth 300 pacientë shërohen nga koronavirusi në Maqedoni

23:12 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit 368 persona janë shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre nga Shkupi-117, Kumanova-34, Dibra-60, Shtipi-18, Prilepi-5, Tetova-32, Kavadari-5, Gostivari-42, Gjevgjelia-2, Strumica-13, Kriva Palanka-9, Radovishi-1, Krusheva-1, Koçani-2, Probishtip-3, Makedonski Brod-1, Berova-1, Vinica-1, Shën Nikolla-16, Kërçova-1, Resnja-1, Negotina-3.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 shkon në 9.030.

Nga ana tjetër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar edhe 535 viktima.

Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.515, ndërkaq raste aktive deri sot (14 gusht) janë 2.950.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme