Gjithsej 23.924 qytetarë deri më tani janë paraqitur përmes aplikacionit online për vaksinim kundër Covid-19, informuan për AIM nga Ministria e Shëndetësisë.
Uebfaqja u lëshua në funksion dje dhe në të mund të paraqitet çdo qytetar me atë që sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët qytetarë do të kenë prioritet.
Përveç në këtë mënyrë, paraqitja për vaksinim do të mund të bëhet edhe përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”.
Institucionet kompetente konfirmuan si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 70 vjeç.
Rreth 8000 vaksina të parat nga kompania “Pfizer” të cilat na i ofroi Serbia pritet të arrijnë në ditët në vijim, ndërsa nga mesi i muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga “Sinofarm” nga Kina. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Fajzer” të cilat janë siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza përmes sistemit Covax.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...