Rreth 2.300 qytetarë të Maqedonisë në mbarë botën, kryesisht në vendet evropiane, kanë kërkuar të kthehen në vend përmes fluturimeve humanitare, dhe pas mbërritjes ata do të vendosen direkt në karantinë të detyrueshme shtetërore, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Në bazë të rregulloreve ligjore, Qeveria vendosi që të gjitha grupet kryesore të qytetarëve të jenë nën një karantinë të detyrueshme 15-ditore për të ruajtur shëndetin e të gjithëve. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë paraqitur në përfaqësitë tonë ku jetojnë ato, këtë ta bëjnë deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi regjistrime të sakta për të organizuar këto fluturime. Fokusi do të jetë në vendet me më shumë qytetarë.
“Me autoritetet malazeze ne u përpoqëm të hipnim udhëtarët tanë nga Turqia me fluturimin e tyre humanitar, ndërsa pasi ju thamë që të jenë në karantinë të detyrueshme, ata e hoqën dorë nga kjo mundësi”, tha Dimitrov.
Ai sqaroi se ka 70 qytetarë në Mal të Zi dhe ata do të transferohen me automjete në vend nën karantinë të detyrueshme në kurriz të shtetit.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës