Kjo pjesë e Ohrit është më e frekuentuara gjatë sezonit veror, por edhe e uzurpuar nga ndërtimet pa leje.
E tani pas raportit kritik të UNESKO-s aty me të madhe po rrënohen ndërtimet rreth liqenit.
Në këto vende ka pasur të ndërtuara kafene me veranda, platforma prej druri me banak, baraka, por tani shumica janë rrënuar.
Me fillimin e sezonit veror komuna e Ohrit ka filluar të prish objektet pa leje të cilat ndodhen rreth liqenit të Ohrit. Kjo vjen në bazë të rekomandimeve të UNESKOS për t’i prishur të gjitha ndërtimet ilegale ose ndërtimet e egra në këtë pjesë
Disa nga hotelierët thonë se kanë investuar nga 40 mijë euro dhe se tani investimi i tyre u shkatërrua për një ditë.
Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgievski thotë se i respekton rekomandimet e UNESKO-s dhe ligjet e vendit.
“Do të largohet gjithçka që është rreth bregut të liqenit dhe thjesht ishte pa tjetër të resetohet qyteti në një far mënyre, sepse edhe raporti dhe UNESKO por edhe ligjet e kërkojnë këtë dhe nuk do të qëndrojë në këtë pavarësisht zgjedhjeve. Unë do t’i respektoj ligjet, punën time do ta kryej”, tha Konstantin Georgievski – Kryetar i Komunës së Ohrit.
Në bazë të informacioneve në terren ky mekanizëm që qëndrojnë i parkuara, do të vazhdojnë me punë edhe ditët në vijim dhe se do të rrënohen të gjitha objektet pa leje rreth liqenit./TV21/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...