Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë duke filluar nga tani do të duhet të kujdesen se si sillen gjatë kohës së seancave, çka flasin dhe si vishen…
Ata duhet të kenë kujdes edhe për mos prishjen e rendit gjatë zhvillimit të seancave me përdorim të celularëve dhe laptopëve por edhe bisedave, gjegjësi diskutimet e tyre të mos prishin reputacionin e deputetëve tjerë dhe të mos nxisin urrejtje, jo tolerancë dhe diskriminim.
Në Parlament rreptësisht ndalohet sjella e dhunshme dhe pjesëmarrja në ngjarje të cilat kërcënojnë sigurinë e tij. Deputeti nuk duhet të shfrytëzon funksionon për interes privat, nuk duhet të pranojë dhurata apo të bëjë shërbime private dhe të merr mjete nga fondet publike, shkruan Nezavisen, përcjell Portalb.mk.
Pjesë e këtyre rregullave janë paraparë në kodeksin etik të kuvendit, për tekstin e të cilit u pajtuan grupet parlamentare në kuadër të dialogut “Zhan Mone” në Ohër. Teksti i kodeksit është vendosur në rend dite në seancën e cila do të mbahet të hënën, dhe miratimi i tij do të thotë se kuvendi i Maqedonisë më në fund do të fitojë dokumentin të cilin tani më e kanë shumica e parlamenteve evropiane. Rregullat për sjellje të mirë vlejnë edhe për funksionarët e tjerë të zgjedhur dhe emëruar gjatë kryerjes së obligimeve të tyre në Parlament.
Kodeksi përmban 8 faqe dhe ka 22 nene, me të cilat rregullohet sjellja etike gjatë kryerjes së detyrës. Gjithashtu janë vënë edhe shkelje të lehta dhe të rënda të kodeksit të sjelljes. Në shkelje të lehta hyjnë ndërhyrjet dhe ndalesa e fjalimit, përdorimi i celularit apo laptopit, veshja jo adekuate. Shkelje të rënda janë përdorimi i fjalëve, frazave apo sinonimeve që fyejnë persona të tjerë, puna për interes personal apo në interes të personave të tretë apo grupeve për të arritur interes direkt apo indirekt personal, nxitja e urrejtjes, jo toleranca apo dhuna, përdorja e presionin ndaj zyrtarëve shtetëror dhe të punësuarve si dhe keqpërdorimi i funksionit për interesa personale.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...