Dokument i obligueshëm për Kovid-19, formular PLF të plotësuar dhe test i detyrueshëm gjatë hyrjes në vend për ata që udhëtojnë me teste negativ, edhe më tej është parakushti për udhëtim në Greqi , sipas vendimit të ri ministror, që vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është vazhduar edhe për një javë, njoftim AIM.
Vendimi i ri qeveritar, “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid 19”, tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërsa nuk ka ndryshime lidhur me atë të javës së kaluar, ndërsa ka hyrë në fuqi në orën gjashtë dhe do të vlejë deri të premten e ardhshme më 22 tetor.
Për hyrje nga Maqedonia e Veriut në Greqi janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare që punojnë 24 orë.
Të gjithë vizitorët “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend” si edhe në pesë muajt e kaluar, kanë katër opsione lidhur me dokumentet që duhet të tregojnë dhe ndërlidhen me Kovid-19, ndërsa AIM i transmeton të gjitha rregullat për udhëtim në fqiun jugor.
Opsioni i parë është tërësisht ta kenë të përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të dorëzohen certifikata për vaksinim në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe ruse, dhënë nga Institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emër dhe mbiemër siç figurojnë në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave bashkë me datat kur janë pranuar.
Mundësia e dytë është me teste negative: ose PCR në 72 orët e fundit para udhëtimit ose antigjen (test të shpejtë) 48 orë më parë. Për dy opsionet, testimi duhet të miratohet nga shteti nga laboratorë privat ose shtetëror, ndërsa vërtetimi të jetë në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse, ndërsa certifikata duhet t’i përmbajë edhe emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton siç figurojnë në pasaportë.
Opsioni i tretë ka të bëjë me ata të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e kaluar dhe mund të dorëzojnë vërtetim se e kanë kaluar sëmundjen pas testimit laboratorik me test PCR ose antigjen (test të shpejtë), ndërsa certifikata jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj është deri 180 ditë më pas.
Kovid certifikata evropiane digjitale është alternativa e katërt për mundësinë e hyrjes në Greqi. Detyrimet konkrete për udhëtim vlejnë për persona që kanë mbushur 12 vjet./Alsat
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...