Qytetarët, institucionet, ekonomia … në të gjithë vendin po përshtaten me ndalimet shtesë të udhëtimit në të gjithë territorin, pasi hynë në fuqi masat e reja më rigoroze të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Të rriturit mbi 67 vjeç dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç mund të dalin jashtë vetëm për dy orë në ditë, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 12 pasdite, gjegjësisht nga 13 deri në ora 15 pasdite, gjatë ditëve të javës dhe pas orës 16 deri në 5 të mëngjesit, shtetrrethimi vlen për të gjithë, i cili zbatohet edhe gjatë gjithë fundjavës.
Siç u sqarua dje në seancën e parë video informative të Qeverisë me temën “Lëvizje e kufizuar”, qytetarët që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore gjatë orës së policisë, mund të shkojnë në një institucion shëndetësor pa asnjë leje. Nëse ndalohen nga policia, ata duhet të thonë se ku po shkojnë dhe nëse e keqpërdorin atë, do të pasojnë sanksione.
Një nga kufizimet gjatë orarit policore dhe gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme është ajo se më shumë se tre udhëtarë, përfshirë shoferin, nuk duhet të voziten në të njëjtën veturë. Pasagjerët në veturë duhet të kenë pajisje mbrojtëse, doreza dhe maskë.
Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të organizohet transporti me automjete të NQP dhe automjete të tjera për personat që kanë leje dhe shkojnë në punë gjatë ndalimit të lëvizjes, mbi të gjitha, për punonjësit e institucioneve shëndetësore dhe Qendrën Klinike, të cilët nuk munden vetë të organizohen gjatë orës policore. Do të njoftohet një rrugë e saktë për automjetet që do të përdoren nga punonjësit me leje lëvizjeje, dhe turet do të përfundojnë përpara institucioneve shëndetësore. Ato do të organizohen në qytete të tjera dhe do të mbulojnë sa më shumë territor të jetë e mundur.
Për sa i përket transportit me taksi, në Shkup janë organizuar taksi kujdestarë që mund të transportojnë qytetarët nga shtëpia e tyre në një institucion shëndetësor gjatë orës policore nëse është e nevojshme, dhe ata qytetarë që kanë licencë për të lëvizur.
Sipas njoftimeve, paraqitja për shpërndarjen e ushqimit nga marketet e interesuara dhe restorantet do të kalojnë përmes shtabeve komunale të krizave, dhe do të koordinohen nga një organ në Qeveri ku për furnizuesit janë publikuar kontaktet e të gjitha shtabeve komunale të krizave.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej dje lëshoi në përdorim shërbimin elektronik në mënyrë që secili qytetar të paraqitet për leje të nevojshme për lëvizje gjatë ndalesës, përmes portalit uslugi.gov.mk, në vend se si deri më tani, me dërgim të postës elektronike në MSHI.
Mançevski kumtoi se duhet të plotësohet kërkesë (formular i unifikuar elektronik) ku do të ceket shkaku përse kërkohet leja dhe nëse nevojitet, të bashkangjesë dëshminë, për shembull nëse është për kujdes për person tjetër – dokumentacionin mjekësor.
Leja do t’i dorëzohet në mënyrë elektronike në postën elektronike, personit që e kërkon, dhe nuk ka nevojë për prani fizike. Mundet edhe në telefon celular ta tregojë nëse i kërkohet për kontroll, nuk ka nevojë ta shtypë. Lejet kanë kod të cilin policia mund ta skanojë dhe të kontrollojë në regjistrin e MSHIA-s nëse leja është e vërtetë.
Për pjesën më të madhe të kompanive, vetë punëdhënësit japin leje për të punësuarit e tyre. Ajo mund të përdoret vetëm për lëvizje nga shtëpia deri në vendin e punës, dhe anasjelltas. Lejet që i jep MSHIA janë për lëvizje të pakufizuar dhe u referohen kryesisht përfaqësuesve të institucioneve që kanë nevojë të lëvizin gjatë ndalesës për lëvizje, më pas për mediume në terren (reporterë), të punësuar në furra të vogla, fabrika prodhuese për ushqim me më pak se pesë të punësuar, për të punësuar në ndërmarrjet mortore, ndërsa përmes njësive rajonale të MBPEU merren leje për kategori të bujqve që kanë nevojë të punojnë në arat e tyre. Gjithashtu, ka leje edhe për persona fizik për kujdes ndaj personave të tjerë që nuk mund të kujdesen vetë.
Sipas Vendimit të Qeverisë, lëvizja e qytetarëve në vendet publike dhe zonat publike në grupe më të mëdha se dy persona është e ndaluar ndërsa lejohet që prindi të jetë në një grup më të madh me fëmijët e tyre deri në moshën 14 vjeçare. Regjim të veçantë të lëvizjes ka edhe për personat me pengesa në zhvillim. Ata kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë e tyre nga e hëna deri të premten në mes të orës 19 deri 20,, ndërsa gjatë fundjavës nga 11 deri në ora 13 pasdite. Masa për lejen e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuara vlen edhe për personat që i shoqërojnë këta shtetas gjatë lëvizjes së lejuar në periudhat e përcaktuara kohore.
Ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë e prodhimit dhe kanë fabrika prodhimi, u rekomandohet në fabrika ku drejtpërdrejtë kryhet procesi prodhues, të limitohet numri i të punësuarve në mënyrë që të punësuarit të mbajnë distancë prej njëri-tjetrit nga dy metra, ndërsa të mos i ndërrojnë vendet e punës dhe në vetë fabrikën detyrimisht të sigurohet mjet për dezinfektim të duarve dhe sipërfaqeve të punës. Qeveria u rekomandoi që gjatë orarit të punës nga ana e të punësuarve të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme.
Bujqit që kanë obligime pune në sipërfaqet e tyre bujqësore, të cilat ndodhen në zonën e fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalesës së lëvizjes, kryesisht me qëllim të kryerjes së veprimtarive të punëve pa marrë leje për lëvizje. Ata, toka bujqësore e të cilëve ndodhet jashtë fshatit / qytetit ku ata jetojnë dhe duhet të udhëtojnë nga një fshat në tjetrin, të qarkullojnë në rrugë rajonale dhe kanë detyrime të lidhura me prodhimin duhet të nxjerrin leje për lëvizje.
Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) Shkup informon se çdo ditë pune, transporti publik do të funksionojë nga ora 5 deri në 9, dhe nga ora 13 deri në ora 16, gjegjësisht nga ora 9 deri në orën 13 autobusët nuk do të funksionojnë.
Regjimi i ri i funksionimit të transportit publik është në përputhje me masat dhe udhëzimet e institucioneve kompetente, kështu që autobusët do të lëvizin sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23, të cilat do të lëvizin me orar të reduktuar të seksioneve.
Sipas vendimit të Qeverisë së RMV-së për ndalesën e lëvizjes nga e premtja nga ora 16:00 deri në orën 5:00 të hënën, transporti publik në këtë periudhën nuk do të funksionojë. Në të njëjtën periudhë nuk do të punojnë vendet për blerjen e biletave dhe qendrat e personalizimit.
Qytetarëve që kanë kanakarë (qen) u lejohet që të mund t’i nxjerrin ato nga shtëpitë e tyre nga e hëna në të premte, në mbrëmje për 30 minuta, duke filluar nga ora 20 deri në 20:30 të darkës, dhe të shtunave dhe të dielave në mëngjes nga ora 8 deri në 8:30, pasdite nga ora 15 deri në 15:30 dhe në mbrëmje nga ora 20 deri në 20:30, të paktën deri 100 metra nga ndërtesa ku ata jetojnë.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...