Ëndrra më e madhe e çdo shqiptari të Çamërisë është të shohë edhe njëherë tokën e të parëve.
Ndërsa shumë çamë kanë ikur nga kjo botë me këtë peng, Avdyl Sulejmanit i është realizuar ëndrra.
Ai pas 73-vitesh mundi të shkelë në oborrin e shtëpisë në Paramithi.
“Kam shumë emocione…tani mund të vdes rehat”, shprehet ai ndërsa i shtrëngon duart gazetarit italian që ia realizoi këtë ëndërr.
Udhëtimi Shqipëri-Itali-Çamëri
Me një kërkesë të nuses së djalit të Avdulit, “Le Iene” udhëtoi drejt Shqipërisë, që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij të madhe, të vizitonte edhe një herë para se të vdesë shtëpinë ku ka lindur.
“Ku ta gjej të varrosem aty ku kam varrin e nënës e të gjyshit. Kthimi i çamëve në kufi ka qenë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Me 27 qershor në vitin 1944 bandat e Zervës hynë në Paramithi dhe bënë masakrën më të madhe, këto i dini besoj. Të nesërmen në fshatin tonë vijnë gra, burra, fëmijë duke qarë e duke ulëritur. Kanë bërë masakra të tmerrshme. U kanë çarë barkun grave u kanë nxjerrë fëmijët dhe i kanë djegur me benzinë. Pas kësaj u larguam drejt Shqipërisë”, tregon ai.
Enkel Demi: Nuk ka mbaruar Lufta e II-të Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë
Pjesë e kësaj historie të transmetuar në “Italia 1” është edhe gazetari Enkel Demi.
Ai thotë se Lufta e II-të Botërore mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka përfunduar ndërsa tregon paradoksin se si gjyshi i tij njihej si partizan, ndërsa i ati vetëm 4-vjeç, listohet si kolaboracionist nga grekët.
“Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka një ligj lufte. Ne nuk nuk mund të shkojmë të kërkojmë shtëpitë dhe pronat tona që janë lënë atje nga familjarët tanë, sepse ne jemi ligjërisht në konflikt. Jemi akoma në luftë. Nuk ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Grekët thonë se nuk ekziston Çështja Çame sepse ne kemi larguar kolaboracionistët jo njerëzit civilë. Në listë mund të gjesh edhe emra fëmijësh. Të them një paradoks. Gjyshi im ishte partizan, kështu që nuk ishte kolaboracionist. Por babai im është cilësuar si bashkëpunëtor i nazistëve, kur ishte vëtëm 4 vjeç. Unë kam një gjysh partizan dhe një baba kolaboracionist vetëm 4 vjeç”, shprehet Enkel Demi.
“Atëherë le të shkojmë në shtëpi…”
Pasi gazetari Gaetano Pecoraro parashtron masakrat dhe situatën absurde me të cilën vijojnë të përballen shqiptarët e Çamërisë i thotë Avdul Sulejmanit: “Atëherë le të shkojmë në shtëpi…”
Por, kjo nuk do të jetë kaq e lehtë. Siç ndodh tashmë prej vitesh me pasaportën e çamëve, ajo nuk njihet në kufi. “Greqia nuk e njeh këtë pasaportë”, u thuhet . “Kjo pasaportë që njihet në të gjithë botën, përbën problem në Greqi”, komenton gazetari italian.
Pasi dështojnë në kufirin tokësor nga Konsipoli, ata fluturojnë drejt Romës dhe më pas me traget futen në tokën greke. Ata nisen drejt vendit të quajtur Varfaj, i cili pas ndryshimeve të emrave që qeveria greke bëri në vitin 1936, quhet Parapotamos.
Arrijnë në Varfaj. Sa mall e dhimbje…Gjysh Avdulit i ngatërrohen kujtimet dhe vendi ka ndryshuar…73 vite larg.ImageImage
Pas shumë kërkimesh ata arritën ta gjejnë shtëpinë…Sa shumë kishte ndryshuar! Ende pa kaluar pak minuta përballë saj, vijnë dy policë. Banorët e zonës i kishin paditur. Menjëherë u marrin pasaportat dhe i urdhërojnë t’i ndjekin. Në komisariatin e Gumenicës u sekustrojnë kamerat, por gazetari arrin të regjistrojë audio.
Grekët sqarojnë se pasaporta shqiptare me Varfaj nuk njihet, gazetari italian këmbëngul se Italia dhe gjithë bota e njeh këtë dokument, megjithatë është e kotë. Pas shumë diskutimesh i lënë të lirë dhe i urdhërojnë të kthehen urgjent në Shqipëri. Megjithatë në kthim ata ndalen për pak minuta tek shtëpia…
Tashmë ëndrra është realizuar! “Kam shumë emocione ..tani le të vdes rehat…”, thotë gjysh Avdyli.
Më poshtë keni linkun e emisionit që u transmetua në Italia 1./Dita.al
Për të parë videon klikoni KETU
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...