Dje rreth orës 10 e 30 minuta, në stacionin policor në Tetovë, është jamëruar se në shkollën e mesme “7 Marsi” , i punësuar për sigurinë e shkollës A.B.(27) nga Poroji, ndaloi dy persona të cilët kanë tentuar që të futen me zor dhe të ngjiten në katin e dyte të objektit.
Bëhet fjalë për personat me inicialet A.J.(23) dhe familjarit të tij A.E.(20), të dy nga Tetova, të cilët njëherë janë larguar por pastaj janë kthyer dhe kanë filluar një zënkë me A.B. dhe kanë tentuar që ta sulmojnë dhe mjete të forta.
Megjithatë nuk arritën të rrealizojnë qëllimin e tyre pasi i parandaloi policia e cila arriti në kohë dhe i arrestoi që të tre.Gjatë kësaj tek personi A.B. është gjetur një pistoletë gazi kurse tek A.J. një thikë, të cilat janë marrë si prova.
Pas bisedës informative në stacionin policon në Tetovë, që të tre janë lëshuar dhe janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit nga ku do të vijojë proces kundër të tre pjesëmarrësve të involvuar në zënkë.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...