Rrahje në kryeqytet, lëndohet rëndë një 16-vjeçar

09:10 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Katër të rinj shqiptarë dyshohet ta kanë rrahur rëndë një 16-vjeçar maqedonas.

Sulmi ka ndodhur dje në stacionin kryesor të autobusëve urban në Shkup, ndërsa burime policore informojnë se akoma nuk ka të arrestuar, megjithëse dyshimet e para janë se pas sulmit qëndrojnë nxënës shqiptarë të shkollave të mesme, mësohet nga gazeta KOHA.

Ndryshe, rrahjet etnike midis nxënësve janë rikthyer ditëve të fundit, derisa dy ditë më parë – dy grupe nxënësish u rrahën keq në stacionin e autobusëve para Bankës Popullore të Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme