Google ADS

Roth: Pozita e Berlinit e qartë si kristali – negociatat me Shkupin dhe Tiranën duhet të fillojnë

10:11 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Pozita e Gjermanisë është e qartë e kristaltë.

Ne e mbështesim fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, deklaroi sot ministri shtetëror për Evropën me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

“Kjo pozitë e jona është në bazë të votimit të Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ndërmori obligime për paqe, stabilitet, demokraci dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kjo do të thotë se duhet t’i plotësojë premtimet e veta”, theksoi Roth para takimit të sotëm të Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg në të cilin do të debatohet për fillimin e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme