Në një intervistë për TV24 Michael Roth tha se “Korrupsioni është kancer i secilës shoqëri ndërsa elitat politike duhet që me vendosmëri ta luftojnë korrupsionin”
Ai gjithashtu tha se Maqedonia ka arritur sukses historik, dhe se kjo nuk është lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë, por para se gjithash për për BE-në, sepse u bë e qartë se me guxim, gatishmëri dhe vendosmëri mund të sillen vendime të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni .
“Unë jam i bindur në atë që BE-ja duhet ta zmadhojë ndikim në Ballkanin Perëndimor, që qytetarët ta ndjejnë se asnjë nuk lëmë anash dhe se kemi interes të madh politik të përbashkët, ekonomik, social, stabilitet, pajtim për bashkëpunim më të ngushtë, kuptohet përmes demokracisë dhe sundim i së drejtës, për liri. Të drejtat e njeriut të zbatohen, dhe nuk do të dëshiroja asnjë vakum politik”, thotë Michael Roth, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a beson se ka ndikim rus për ndodhitë në Maqedoni.
Në pyetjen e parashtruar për amnisti të mundshme, ai tha se nëse dëshironi Bashkimin Evropian duhet që edhe t’i respektoni principet e Evropës.
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”