Kritikë e re ndaj Bullgarisë nga Berlini zyrtar. Në një kolum për gazetën “Welt”, Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth i tha Sofjes se nuk mund ta mbante peng zgjerimin.
Zgjedhja e Joe Biden si Presidenti i ri i SHBA ofron një shans për një angazhim të ri, të përbashkët, të zgjeruar të BE-së dhe SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor, shkruan Michael Roth në një artikull për gazetën gjermane Welt. Megjithëse tema e tekstit është 25 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit, Sekretari Gjerman i Shtetit i kushton vëmendje të madhe zgjerimit të BE-së dhe bllokadës së Bullgarisë mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën e tyre drejt BE-së, kanë arritur shumë, përmbushën një axhendë ambicioze të reformave dhe nuk lejuan që të ndaleshin nga pengesa të ndryshme. Duke zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, Maqedonia e veriut ka shkruar historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Prandaj, drita jeshile për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veiut ishte hapi i duhur dhe i domosdoshëm. Konferencat ndërqeveritare me të dy vendet tani duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të plotësohen kushtet. Gjermania e ka mbështetur fuqimisht këtë gjatë presidencës së saj të BE-së”, shkruan Roth.
Ministri gjerman tha se sinjale pozitive ishin të nevojshme urgjentisht për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se “asgjë më pak se besueshmëria e BE-së nuk është në lojë”.
“Lidhja e ngushtë me Ballkanin Perëndimor është në interesin tonë më të madh strategjik. Përndryshe, do të ketë aktorë të tjerë që nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta me vlerat tona. Ne nuk duhet ta lejojmë atë në një botë ku jemi në konkurrencë me forcat autoritare”./Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA