Pjesëtarët e komunitetit rom ndihen të ofenduar dhe nënçmuar nga fjalët që ministrat Jankullovska dhe Janakievski përdorin në bisedat që publikoi Zoran Zaev gjatë konferencës së djeshme. Ata ia hedhin një pjesë të fajit, përfaqësuesit të tyre në Qeveri, Hamdi Bajrami si dhe mbështetësit e pushtetit aktual.
Anketë me qytetarë:
“Politikanët duhet të mos e ofendojnë popullin. Pra, të gjithë jemi njerëz nga gjaku dhe mishi. Pa ofendime, nëse është rom, shqiptar, maqedonas, mendoj të gjithë jemi njerëz dhe nuk duhet të ofendohemi”.
“Ndihemi shumë të ofenduar. Mendoj se edhe ne jemi qytetarë të Maqedonisë dhe një ofendim i tillë nuk është në rregull. Nuk kemi përfaqësues të fuqishëm që të na mbrojnë, këtu qëndron problemi”.
“Si jo, të gjithë jemi të ofenduar”.
“Si jo, ndjehemi të ofenduar, si nuk ndihemi”.
A është e vërtetë se romët shiten për miell?
“Jo, më herët kanë dhënë, por tani jo! Nuk japin më miell, vaj. Mirë e ka ajo. E shihni, ndihmën sociale e kanë shkurtuar, të gjitha i kanë refuzuar, me çfarë të jetojë populli? Ndërsa, romët tanë janë të parët kur votohet. Mirë na e bën ajo (Jankullovska) nuk duhet për asnjë të votojmë”.
“Unë ndihem e ofenduar nga romët tanë, jo nga ajo! Sot sikur të ketë zgjedhje, ata të parët shkojnë, edhe pse nuk e dinë se për kë votojnë”.
Biseda telefonike:
“Shiko, i thash edhe Sllaves: Atje ku mendoni se është më dobët, mos i firmosni procesverbalet, lini hapësirë për ankesa. E dini, atje nuk kemi kontroll, lini hapësirë dhe pastaj për veshi, rom për rom, do t’i nxjerrim. Patjetër kështu, s’kemi çfarë të bëjmë sepse vendvotimet janë mbyllur”.
Ndaj ofendimeve të tilla ka reaguar edhe Ashmet Elezofski nga Forumi evropian i romëve me qendër në Strasburg. Ai tha se për ofendimet e tilla kanë informuar edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Parlamentin Evropian, ku të hënën kjo temë do të hapet edhe nga deputetja rome Soraja Post.
“Shpreh revoltë të madhe dhe shqetësim për rritjen e racizmit dhe diskriminimit ndaj romëve në Maqedoni nga ana e ministres së brendshme Gordana Jankullovska, përfaqësuesve të tjerë qeveritarë dhe nga administrata shtetërore në përgjithësi. Shumë qytetarë romë dhe të tjerë janë të revoltuar dhe ofenduar. Ai është një fjalor që askush nuk e ka përdorur madje as në periudhën e racizmit, në kohën e Aushvicit s’ka pasur qëndrime të tilla. Kjo është thirrje për racizëm, kjo është thirrje për urrejtje”, tha Ashmet Elezofski, “ERTF” Strasburg.
Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve, njëherësh deputet i zgjedhur nga koalicioni opozitar, paralajmëroi se do të ngrejë padi kundër ministrave të cilët siç tha ai, në zgjedhjet e kaluara kanë manipuluar me votën e qytetarëve të komunitetit rom.
“Jam i tmerruar nga ajo që dëgjuam dje në konferencën e opozitës dhe lirshëm mund të them se ne si parti politike do të ngremë padi penale sepse ka më shumë vepra penale, racizëm, diskriminim, urrejtje dhe nënçmim të një bashkësie etnike në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Samka Ibrahimovski, deputet.
Në bisedë e publikuar nga Zaev, ministrat Jankullovska dhe Janakievski dëgjohen të organizojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në vendvotimet e komunitetit romë, me qëllim që gjatë rivotimit me dhunë, t’i detyrojnë ata të mbështesin koalicionin në pushtet. Ndërsa në Kumanovë, Jankullovska, sipas denoncimit të Zaevit, urdhëron që disa romëve t’u merren dokumentet biometrike që të mos votojnë për kandidatin e LSDM-së. /alsat-m
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...