Në Maqedoninë e Veriut në janarin e vitit 2021 është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 3.7%, derisa prodhimi industrial është ulur për 13.5% në krahasim me janarin e vitit të kaluar.
“Indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit janar të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është 96.3”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke raportuar që indeksi i prodhimeve industriale në muajin janar të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është 86.5.
Raportohet që në sektorin Miniera dhe gurorët kemi ulje të punësimeve për 7.2, në Industrinë përpunuese për 3.5%, derisa në atë për furnizim me energji elektrike, gaz, avull e ajër të kondicionuar ulje për 2.9, transmeton portalb.mk.
Në këta sektorë gjithashtu është regjistruar edhe ulje në prodhim, ashtu që në sektorin Miniera dhe gurorë kemi ulje për 34.3%, në industri përpunuese rënie për 9.4%, ndërsa për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rënie për 11.7%.
Numri i punëtorëve është rritur për 13.6% në prodhimin e produkteve metalike të fabrikuara, në prodhimin e pajisjeve të tjera për transport për 10.6%, në sektorin për riparim dhe instalim të makinerive dhe pajisjeve për 8.7%, për 1.4 % në prodhimin e letrës dhe produkteve të letrës, në prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike për 2.6%, në prodhimin e produkteve themelore farmaceutike dhe përgatitjeve farmaceutike për 6.3% dhe në prodhimin e produkteve të gomës dhe atyre plastike për 2.7%.
Në sektorin për prodhim të produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike, përkundër se kemi rritje të prodhimit industrial për 23.7%, në periudhën e njëjtë kemi ulje të punësuarve për 1.9%.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League