Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi në konferencën e mbrëmshme për media se, sistemi shëndetësor është i gatshëm të absorboj numër më të madh të pacientëve që priten në kulmin e virusit korona kah fundi i muajit prill, njofton Makfax, transmeton portalb.mk.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi përmes një komunikate se, ka në dispozicion më shumë se 1000 krevat për spitale për hospitalizimin e pacientëve me virusin korona në: Klinikën për sëmundje infektive më kapacitet shtesë, spitalin “8 shtatori”, repartet e sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle, departamentin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetin e ofruar nga spitalet private.
Klinika për Sëmundje Infektive së bashku me kapacitetin shtesë për pranim të pacientëve të sëmurë me infektim të rëndë dhe të mesëm me virusin korona, disponon me 250 krevat, ndërsa spitali “8 shtatori” me rreth 400 krevat.
“Për momentin në Klinikën për Sëmundje Infektive mjekohen 59 pacientë që paraqet një të katërtën e kapacitetin që është në dispozicion vetëm në këtë lokacion, që do të thotë se këto institucione disponojnë me kapacitet të mjaftueshëm, por edhe me specialistë, por edhe me infektolog në mjekësinë infektive dhe personel mjekësor i trajnuar”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tyre, modeli i trajtimit dhe mjekimit të pacientëve me infektim të rëndë dhe të mesëm në institucionet ku ka specialistë të mjekësisë të sëmundjeve infektive, që aplikohet në Gjermani dhe tregohet si solid dhe mund të aplikohet në vendin tonë.
Ndërsa, theksuan se, është vendosur koordinim mes më shumë nivele të institucioneve në kuadër të sistemit shëndetësor, shtëpive të shëndetit me punkte ku merren materiale, spitale sekondare dhe klinika si institucioni më i lartë nga shëndetësia terciare.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...