Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje përmes internetit e mbajti, mbledhjen e 98-të, në të cilën u soll vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për shërbime për fluturime dhe për shërbime terminale në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fluturimet e mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë.
Siç njofton shërbimi qeveritar për shtyp, lirimi nga pagesa e kompensimit të shërbimeve për fluturime dhe për shërbime terminale të mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të vendeve të cekura është për ofrim të ndihmës në shuarjen e zjarreve në ambient të hapur.
Vendimi me kërkesë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është me qëllim të lehtësimit të procedurave për arritjes së ndihmës së huaj me mjete ajrore dhe shkurtim të kohës për sistemim dhe veprim në rajonet e krizës.
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...