Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway nënshkruan Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim në mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, në ceremoni solemne të organizuar për këtë rast.
“Sot shënojmë kurorëzimin e një procesi të gjatë, të rëndësishëm, të nisur para tre viteve, e që përbën pasqyrim thelbësor të vlerave të Diplomacisë që krijon mundësi dhe potencial për biznese, për shoqëritë dhe në përgjithësi për qytetarët”, theksoi Osmani.
Mbretëria e Bashkuar në dhjetë vitet e kaluara u shndërrua në njërën prej partnereve më të rëndësishme tregtare të Maqedonisë së Veriut dhe në mesin e dhjetë destinacioneve më të mëdha për import dhe eksport të vendit tonë. Duke folur në këtë drejtim, si dhe për mundësitë që i ofron Marrëveshja, Osmani potencoi:
“Marrëveshja do të thotë potencial për bizneset që ta rrisin aktivitetin ekonomik në mes dy vendeve, kjo do të thotë potencial edhe për bizneset tjera që të formojnë relacione të reja të bashkëpunimit të liruara nga barrierat në kufij; ky është potencial edhe për investime të reja britanike këtu në Maqedoninë e Veriut, për punësime të reja, për aktivitet më të madh edhe në kompanitë vendore dhe gjithsesi, potencial për progresin e tërësishëm ekonomik që është kurorëzim i marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve”.
Osmani, duke iu referuar raporteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, theksoi:
“Në këtë periudhë, kur ambiciet tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian po përballen me sfida serioze, askush prej nesh nuk është i lumtur që Mbretëria e Bashkuar po e lëshon Unionin, por vlerësoj se është një fitore diplomatike kjo që sot nënshkruajmë marrëveshje me çka përforcojmë raportet tona dhe vendojmë themele për bashkëpunim edhe më të gjerë ekonomik dhe politik”.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, fjalim pati edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rachel Galloway, ndërsa përmes video-lidhjes fjalim pati edhe Martin Vickers, deputeti special për tregti me Ballkanin Perëndimor i kryeministrit Boris Jonson.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...