Milka Ristovën, d.r e shkencave juridike-penale, ish gjykatëse në Gjykatën Supreme në emisionin “360 gradë” në Alsat ka shpjeguar se si Gjykata Supreme ka tejkaluar kompetencat e saja kundrejt Prokurorisë Speciale Publike.
Nëse mendoni në mendim të caktuar personal juridik, do ta shpjegoj se përse mendoj se gjykata ka dalë nga kornizat e kompetencave të saja. Në parim sipas ligjit, me iniciativë të avokatëve dhe rreth tjetër i paraqitësve të zyrtarizuar mund të sillet mendim parimor juridik si kompetencë e Gjykatës Supreme që në teorinë dhe shkencën juridike quhet marrje e vendimeve jashtë gjykimit. Gjykata Supreme ka praktikë për sjelljen e mendimeve të tilla parimore juridike, por ligji për gjykatat e definon se ajo është në funksion të kompetencave të Gjykatës Supreme për zbatimin e vetëm të ligjeve.
Ta sqarojmë për shikuesit se çfarë do të thotë zbatim i vetëm i ligjeve.
Tani që gjykata të veprojë ndaj zbatimit të vetëm, duhet të paraprijë vërtetim se ka zbatim të pabarabartë të ligjeve nga gjykata të ndryshme sipas dispozitës konkrete juridike. Respektivisht të sillen aktvendime të ndryshme, që është e padrejta më e madhe në profesionin gjyqësor. Tjetër gjë që e prish imazhin e gjykatës është kur ndonjë ligj nuk është mjaftueshëm i qartë dhe preciz, dhe Gjykata Supreme që ta lehtësojë praktikën e gjykatave më të ulëta, me fuqinë e diturive të veta profesionale, përvojat e gjykatësve që çdoherë më parë ka qenë, të sjellë mendim të tillë që gjykatat më të ulëta më lehtë pa zbatojnë atë dispozitë dhe të sigurojnë zbatim të vetëm- deklaroi Milka Ristovën, d.r e shkencave juridike-penale përndryshe ish gjykatëse në Gjykatën Supreme./AlsatM/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...