Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët gjatë ditës së sotme kishin aksion nëpër rrugët e Tetovës.
Ata shtojnë se me këtë aksion kanë mbulur disa gripe të rrugëve të Tetovës duke vendosur lule, ndërsa ky gjest, siç thonë nga ASH, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
“Me këtë aktivitet FRASH i përcjell mesazh edhe Kryetares së Komunës së Tetovës dhe kandidate për Kryetare të Komunës së Tetovës, Zonjës Teuta Arifi për gropat e thella në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule. Ky aksion nga FRASH vjen për të ironizuar edhe me agjendën e gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha komunat janë dëshmitarë se si kanë menaxhuar Kryetarët e Komunave të BDI duke i lënë rrugët me mbeturina, me gropa dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbëruar dhe park për fëmijët”, thonë nga ASH./Telegrafi/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...