Rinia shqiptare para selisë së VMRO: Është koha jonë për kryeministër

21:53 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Të rinjë shqiptare nga iniciativa “Pse jo” dhe “Unë besoj” në përkrahje të një shqiptari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut ka dalur sot me mesazh para selisë së partisë opozitare maqedonase. “Për vite me radhë, politika maqedonase sundohej eksluzivisht nga binomi i partive maqedonase, i cili para së gjithash na dëmtoi ne, të rinjtë shqiptarë të këtij vendi.

Sot, Ne jemi këtu, para selive të binokit maqedonas, që reagoi aq ashpër dhe në mënyrë përjashtuese ndaj ambicies sonë legjitime dhe të drejtë, për të thënë që ka ardhur koha jonë.

Në këto zgjedhje, ne, të rinjtë shqiptarë do t’i shkojmë deri në fund rrugëtimit për barazi dhe liri që filluan prindërit dhe gjyshërit tanë tre dekada më parë. Ne nuk duam të vazhdojmë t’i shohim miqtë dhe familjen tonë të largohen nga vendi.

Ne duam të kemi barazi të plotë. Kjo është koha jonë! Është koha për Kryeministrin shqiptar! Koha për të përmbushur ëndrrën dhe për të përmbyllur udhëtimin!” thanë të rinjtë në mes të Shkupit./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme