Moti favorizues ka sjellë shtimin e mushkonjave dhe rikthimin e Virusit të Nilit. Qendra e Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë ka raportuar për dy të vdekur në Athinë, mbi 80 vjeç.
Ky është viti i tretë që ky virus shkakton viktima në Greqi. Zonat ku janë regjistruar rastet me këtë virus janë prefekturat e Pierisë, Katerinës dhe Pelles pranë Selanikut , Ksanthit ,Kavalës, Larises si dhe Atikës Lindore.
Sipas specialistëve, parashikohet që numri i rasteve të të prekurve gjatë sezonit të verës te rritet, ndaj këshillohet që qytetarët të marrin masat e duhura.
Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, prandaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit. Virusi përhapet me pickimin e mushkonjës aziatike, ndërsa nuk mund të bartet nga njeriu në njeri. Simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit.
Simptomat më të shpeshta janë temperatura e rritur trupore, dhimbje koke , lodhja, dhimbja në nyje, ndërsa ndonjëherë virusi mund të shkaktojë edhe skuqje në lëkurë, gjëndra të fryra limfatike dhe dhimbje në sy.
Në 1% të rasteve virusi shkakton infeksion të rëndë neurologjik. Ndonjëherë inflamacioni mund të përhapet në shpinë prandaj të sëmurët ndiejnë dobësi të papritur në duar, këmbë dhe marrin frymë rëndë.
Simptomat e infeksionit të rëndë janë temperatura e lartë trupore, dhimbjet e padurueshme të kokës, shtangia e qafës, dezorientimi, dridhja, koordinimi i keq, sulmet, dhimbja dhe paraliza e papritur ose dobësia në duar dhe këmbë.
Për të shmangur pickimin mushkonjave mund ta mbroni shtëpinë tuaj me rrjeta në dritare të cilat do t’i parandalojnë të hyjnë në shtëpi.
Mushkonjat janë më së shumti aktive në agim dhe muzg, prandaj më së miri është të mos dilni në atë kohë, por nëse duhet të dilni gjithsesi përdorni preparatet që ju mbrojnë nga pickimet. Sipas nevojës vishni rroba me mëngë të gjata. Ndërrojeni vazhdimisht ujin për kafshët shtëpiake, ndërsa ujin në kova të mëdha derdheni sepse tërheq mushkonjat.
Osmani ndan fotografi nga diskutimet me liderë në samitin e ...
Bisedë e gjatë mes tyre, çka po i mundon Rovenën dhe Mevlani...
Çfarë ushqimesh duhet të hani kur keni sheqer të ulët në gja...
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...