Zënka e një dite më parë mes politikanëve nga Shkupi e Sofja rreth Goce Dellçevit i ka rikthyer përplasjet dhe e ka dëmtuar atmosferën mes dy vendeve, konfirmojnë për Alsat burime nga ekipi negociator i Maqedonisë së Veriut.
“Çështja e Dellçevit është punë e Komisionit të përbashkët të historisë dhe është me rëndësi se si do të kalojë takimi i 25 dhe 26 shkurtit, po aq sa është e rëndësishme që dy Qeveritë ta harmonizojnë planin e përbashkët aksionar”.
Sipas burimeve, ajo që po e dëmton pozicionin e vendit është mungesa e konsensusit mes pushtetit e opozitës lidhur me çështjen dhe keqpërdorimi nga ana e opozitës. Burimet konfirmojnë se ekipi negociator po punon në kthimin e besimit dhe krijimin e atmosferës, përmes veprimeve konkrete në sferën e mediave, arsimit, kulturës, gjuhës së urrejtjes, si mënyrë për zgjidhjen e kontestit.
Nga Qeveria nuk japin detaje se në cilën fazë është harmonizimi i planit aksionar dhe kur do të mbahet konferenca dypalëshe ndër-qeveritare.
Qeveria mbetet e përkushtuar në dialogun me Bullgarinë dhe kërkimin e një zgjidhjeje të përbashkët. Me Bullgarinë po punojmë në harmonizimin e një plani aksionar të unifikuar, proces që ende vazhdon. Puna e Komisionit të historisë është e pavarur dhe Qeveria i inkurajon anëtarët e saj të vazhdojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e kontestit -u shpreh Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.
Ndryshe, dy vendet tashmë kanë rënë dakord ta thellojnë bashkëpunimin në sferën e mediave dhe arsimit. Nga muaji mars televizioni kombëtar bullgar do të transmetohet nga operatorët vendas dhe anasjelltas. Është paralajmëruar edhe bashkëpunim mes universiteteve të dy vendeve.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...