Bashkatdhetarët të cilët po vijnë për t`i kaluar disa ditë pushim, po u duhet të presin deri në 4 orë në kufirin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë.
Bashkatdhetari Amir Halili thotë se ka vetëm tre ditë pushim por një i shkoi duke pritur ne Merdar, ngjashëm deklaruan dhe bashkatdhetarët e tjerë.
Zëdhënësi i Policisë se Kosovës Daut Hoxha i tha RTK’së se në pikën e kontrollit kufitare në Merdare, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave po zhvillohet normalisht, përveç se si rezultat i fluksit të madh të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës nga Serbia janë regjistruar kolona dhe ka pritje më të gjata në intervale rreth 2.5 orë varësisht nga fluksi. Hoxha tha se në dalje të RKS’së për në Serbi në këtë pikë pritjet janë rreth gjysmë ore.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...